Sipas informacioneve të L’Equipe, PSG ka një buxhet 150 deri 200 milionë euro dedikuar merkatos së verës.
Megjithëse sa herë që parisienët interesohen për një lojtar çmimi i tij rritet menjëherë, klubi do të mundohet me çdo kusht të përforcojë mesfushën dhe mbrojtjen.
Gjithçka varet nga Neymar, i cili kërkon të largohet nga kryeqyteti francez, por akoma nuk është e qartë nëse do t’i jepet mundësia.
Nëse ai do të shitej për 300 milionë euro, aq sa kërkon PSG, ose 150 milionë plus dy lojtarë të Barcelona-s, kjo do të ndryshonte komplet strategjinë e merkatos. Të paktën nuk do të kishte probleme me Fair Play Financiar. Leonardo do të ketë 150-200 milionë euro në dispozicion, ndërsa çdo para e fituar nga shitje lojtarësh do t’i shtohej kësaj shume.