Shpërthen Leo Messi: Gjyqtarët na vodhën fitore, dy penallti ishin të sigurta

Futboll

Shpërthen Leo Messi: Gjyqtarët na vodhën fitore, dy penallti ishin të sigurta

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 08:28
Messi

Leo Messi pati shumë kritika nga gjyqtarëve pas humbjes me Brazilin. Ylli argjentinas ka thënë se gjyqtarët ndikuan direkt në rezultat.

Sipas Messit, dy penallti ishin të sigurta, por që nuk u akorduan.

“Gjatë gjithë ndeshjes gjyqtari ka favorizuar Brazilin. Dy penallti ishin të qarta, ndaj Agueros e Otamendit, por heshtën. Brazili ishte në terrenin vendas dhe kjo mbase për gjyqtarët mund të jetë justifikim.

Na dhemb shumë për mënyrën se si u dëmtuam, por jam krenar me lojtarët. Përtej rezultatit, sot kemi treguar se jemi grup i mirë me një të ardhme të ndritur” ka thënë Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat