Lyoni spektakolar

Futboll

Lyoni spektakolar

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:59
Ilustirm

Lyon është një ndër klubet më aktive në Europë në tregun e transferimeve dhe këtë verë ka nisur një revolucion mjaft interesant. Në stol është ulur braziliani Sylvinho, i cili si futbollist ka pasur një karrierë fantastike dhe tashmë synon të bëhet i madh edhe si trajner.

Ndërkaq, klubi po bën manovra të shkëlqyera në treg, sepse fillimisht shiti mbrojtësin Ferland Mendy për 48 milionë euro te Reali dhe dje shiti mesfushorin Tanguy Ndombele te Tottenhami, për 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse.

Dy super biznese, sepse për t'i blerë Lyon shpenzoi vetëm 13 milionë euro në total.

Ndombele ishte lojtar kyç në mesfushën e Lyonit, por zëvendësi i tij është po aq premtues, sepse sot Lyon ka zyrtarizuar blerjen e brazilianit Thiago Mendes nga Lille, për vetëm 25 milionë euro.

Është një shifër rekord për klubin francez, por që ia vlen, sepse Thiago Mendes ka qenë fantastik për Lille në dy sezonet e fundit dhe ka shumë eksperiencë (ka luajtur për shumë vite te Goias dhe Sao Paulo në Brazil), ndonëse vetëm 27 vjeç. 

Feston edhe Lille, sepse e bleu për 9 milionë euro para dy vitesh, por tashmë i duhet të gjejë pasuesin e mesfushorit brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat