Reali ia rrëmbeu një talent, Barcelona "peshkon" një tjetër në Japoni

Futboll

Reali ia rrëmbeu një talent, Barcelona "peshkon" një tjetër në Japoni

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:54
Takefusa Kubo

Barcelona u shtang nga Real Madridi para pak ditësh, pasi Los Blancos arritën të firmosnin papritur me 18-vjeçarin Takefusa Kubo, një lojtar me të ardhme të shkëlqyer, duke parë ecurinë e tij në kampionatin japonez dhe paraqitjet fantastike me Japoninë në Copa Amerika në qershor.

Tani Barça reagon, sepse kthehet në Japoni dhe kërkon të blejë sulmuesin 20-vjeçar Hiroki Abe. Bëhet fjalë për një lojtar që ka fituar goxha eksperiencë duke luajtur për Kashima Antlers, ndërkohë që është edhe pjesë e kombëtares japoneze.

Barça ka bërë një ofertë zyrtare dhe tashmë gjithçka është në dorën e sulmuesit nga Tokio, i cili do të luante te Barcelona B në rast firme. 

Abe ka luajtur 48 ndeshje në kampionatin japonez, duke shënuar 4 gola, ndërkohë që ka shënuar një gol në Champions League të Azisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat