Nuk pensionohet!

Futboll

Nuk pensionohet!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:44
Yaya Toure nuk pensionohet!

Yaya Toure u rikthye verën e kaluar tek Olimpiacosi, por aventura e dytë me ekipin nga Pireu nuk shkoi mbarë dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ndërpreu bashkëpunimin me klubin grek në muajin dhjetor.

Me datë 10 maj, Toure bëri publik largimin e tij nga futbolli i luajtur, por oferta e fundit ia ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të rikthehet. 36-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin e ri dhe do të transferohet në Kinë.

Toure është prezantuar si përforcimi më i ri i Qingdao Huanghai, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez dhe renditet në vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat