Hadërgjonaj: Kosova zgjedhje zemre, jo interesi

Futboll

Hadërgjonaj: Kosova zgjedhje zemre, jo interesi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:42
Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj është lojtari më i ri që i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë për emisionin “Ich bin Albaner” në “RTV Dukagjini”, futbollisti 24-vjeçar ka folur për emocionet e grumbullimit në përfaqësuesen e Kosovës, por edhe tema të tjera që prekin futbollin.

“Ishte diçka shumë e veçantë. U emocionova shumë. Është shumë speciale të luaj për vendin tënd. U desh të prisnim pak, por më në fund tani jam pjesë e Kosovës dhe jam shumë i gëzuar për këtë”.

Çfarë të shtyu të lije Zvicrën për Kosovën?

“Të them të drejtën nuk ishte punë interesi ose diçka e tillë. Ishte thjesht punë ndjenje. S’më ka bërë presion as prindërit ose ndonjë shok. Kemi pasur biseda të mirë me trajnerin e presidentin. Nuk kishte fare të bënte fakti që Kosova kishte filluar të kishte rezultate të mira dhe unë vendosa t’i bashkohesha. Mendimi im ishte që të luaja për atë skuadër që e kisha në zemër dhe kisha një lidhja shpirtërore”.

Shanset për në Euro 2020 ?

“Mendimi im është që shanset janë shumë të mira. Kemi ekip të talentuar, jemi të gjithë djem të mirë. Kemi bërë lojëra pozitive. Të vazhdojmë kështu, më mirë s’mund të shkonte. Shpresoj që në tri ndeshjet e radhës të marrim rezultatet pozitive. Mentaliteti jonë është që të shkojmë në çdo ndeshje për të fituar. Ndeshjen e radhës e kemi vendimtare kundër Çekisë. S’do të jetë e lejhtë, por kemi talente dhe shpresë.

Eksperienca në Angli?

Nuk ka qenë e lehtë të përshtatem nga Zvicra në Gjermani dhe më pas nga Gjermania në Zvicër. Jeta është krejt ndryshe andej, nuk është e lehtë të përshtatesh. Jetoj në Lids, një qytet i madh afër Mançesterit. Në fillim kam pasur probleme me gjuhën. Në shkollë mëson një anglishte tjetër, ndërsa atje flasin me një mënyrë ndryshe dhe në fillim e kisha t’i vështirë t’i kuptoja

Keni lindur dhe jeni rritur në Zvicër por flisni shumë mirë shqip gjuhën shqipe ?

Për këtë më duhet të falënderoj prindërit e mi. Më kanë rritur me gjuhën shqipe në shtëpi, ndërsa gjithmonë kam ndjekur lajme dhe filma në gjuhën shqipe që më kanë ndihmuar.

Lidhja me Shaqirin?

Nuk na lidh vetëm futbolli me Xherdanin. Vëllai i tij është menaxheri jonë i përbashkët. E njoh prej kohësh që në Zvicër. Tani në Angli jemi afër njeri-tjetrit.

E ardhmja ?

Dua të vazhdoj të luaj në ligat më të mëdha të Europës. Javën tjetër do të rikthehem në Angli për të biseduar me drejtuesit mbi një transferim në një ekip tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat