Strootman rikthehet në Serie A

Futboll

Strootman rikthehet në Serie A

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:01
Kevin Strootman

Kevin Strootman drejt rikthimit në Serie A.

Mesfushori holandez, Kevin Strootman, mund të bëjë një kthim të papritur te Roma vetëm 12 muaj pas shitjes për 25 milionë euro te Olympique Marseille.

29 vjeçari ishte larguar nga Roma me ardhjen e drejtorit të ri sportiv, Monchi, duke iu thënë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Eusebio Di Francesco.

Strootman u shit në Marseille gjatë muajit gusht për 25 milionë euro, duke shënuar një gol dhe duke realizuar pesë asistime në 24 ndeshje.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, Strootman mund të bëjë një rikthim te Roma këtë muaj.

Holandezi ka zhvilluar 131 ndeshje për Romën, por lëndimet e shumta ia pamundësuan angazhimin e plotë te skuadra nga kryeqyteti italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat