Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e re – transferon zëvendësuesin e Diego Godinit

Futboll

Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e re – transferon zëvendësuesin e Diego Godinit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:28
Felipe

Atletico Madrid ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Felipe, i cili ka zbarkuar në Madrid dhe do të firmosë kontratë 3-vjeçare.

Është një blerje e paralajmëruar prej kohësh, sepse Atletico nisi punën që në pranverë për të zëvendësuar Diego Godin dhe në maj arriti marrëveshjen me Porton, për 20 milionë euro.

” Felipe Augusto de Almeida Monteirombërrin në aeroportin e Madridit të mërkurën. Braziliani, i cili do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin më 4 korrik, do të nisë menjëherë fazën përgatitore me ekipin”, shkruan Atletico në faqen e vet zyrtare.

Në Portugali Felipe luajti 142 ndeshje në 3 sezone, me 11 gola të shënuar, ndërsa ka luajtur 27 ndeshje në Champions League. Sezonin e shkuar Porto mbylli 18 ndeshje pa pësuar gol.

Felipe bashkohet me Marcos Llorente, Renan Lodi e Nicolas Ibanez në listën e përforcimeve të Atleticos, që këtë verë po bën shumë ndryshime, për shkak se janë larguar disa emra të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat