U eleminuan nga Kupa e Amerikës, tifozët e Argjentinës votojnë për të ardhmen e Messit

Futboll

U eleminuan nga Kupa e Amerikës, tifozët e Argjentinës votojnë për të ardhmen e Messit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:03
Leo Messi

Mbrëmjen e djeshme, Argjentina është eleminuar nga Copa America në gjysmëfinale ndaj Brazilit. Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni është mundur me rezultatin e pastër 2-0, me golat e shënuar nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.

2 herë kampionët e Botës nuk janë në një situatë aspak të mirë dhe në Argjentinë kanë filluar të bajnë sondazhe për përbarjen e skuadrës, se kush duhet të largohet dhe kush duhet të qendrojë.

Tifozët e kanë thënë fjalën e tyre. Messi është i palëvizshëm, së bashku me Lautaro Martinez, Rodrigo De Paul, Leandro Paredes dhe Juan Foyth, e ndërsa kërkohet largimi i teknikut Lionel Scaloni, apo edhe Angel di Maria. Megjithatë, tashmë vendimi i takon Messit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat