ZYRTARE: Dorëheqje e madhe te Barcelona

Futboll

ZYRTARE: Dorëheqje e madhe te Barcelona

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:42
Jordi Mestre

Jordi Mestre nuk është më zëvendëspresident i Barcelonës.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klubin katalonas, pas lajmeve se ai është i pakënaqur me shkarkimin e pashmangshëm të drejtorit sportiv Pep Seguras.

E përditshmja spanjolle, Sport, pretendon se drejtuesit e “Blaugranëve” janë më së shumti të shqetësuar për punën e Seguras me ekipin e të rinjve.

Mestre ishte ndër të vetmit që ende kishte besim te Segura dhe pasi mësoi për këtë situatë, ai vendosi të japë dorëheqje. Barcelona nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht arsyen prapa largimit të tij. “Jordi Mestre, deri sot zëvendëspresident me përgjegjësi sportive në klub, e prezantoi sot pasdite dorëheqjen e tij të pakthyeshme”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat