United-Lukaku:Ja zhvillimet e fundit

Futboll

United-Lukaku:Ja zhvillimet e fundit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:25
Romelu Lukaku

Ylli i Manchester United, Romelu Lukaku dëshiron që klubi të vendos për të ardhmen e tij.

Belgu po pritet që t’i bashkohet Interit këtë verë.

Sulmuesi belg nuk ka dëshirë që të luaj si zgjedhje e dytë të United, transmeton KosovaPress.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, i ka treguar lojtarit se në vend të tij do të luaj Marcus Rashford prandaj ai po preferon transferimin në Inter.

26-vjeçari po pret që trajneri i tij të i tregoj se çfarë do të ndodh me të brenda disa ditësh.

Gjiganti italian, Inter po e dëshiron lojtarin ta marrë si huazim, mirëpo United e ka refuzuar këtë ofertë dhe po kërkon 70 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat