Barcelona synon dy blerje të mëdha

Futboll

Barcelona synon dy blerje të mëdha

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Barcelona synon të realizojë dy blerje të tjera të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verë. Frenki de Jong është aktualisht blerja më e madhe e Barcelonës për sezonin e ri. Por, klubi katalan planifikon transferimin e dy yjeve të tjerë të mëdhenj gjatë këtij afati kalimtar të verës. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se skuadra kampione nga La Liga dëshiron të krijojë një skuadër të fortë për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, përcjell lajmi.net. Dy objektivat e mëdha të këtij afati kalimtar të verës për Barcelonën janë ish ylli i saj, Nejmar nga Paris Sen Zhermeni dhe Antoan Grizman nga Atletiko Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat