Një fije shprese për Barçën, Ajaxi s’e pranon ofertën e Juves për De Ligt

Futboll

Një fije shprese për Barçën, Ajaxi s’e pranon ofertën e Juves për De Ligt

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:46
Matthijs de Ligt

Edhe pse drejtuesit e Barcelonës në thelb kishin hequr dorë nga blerja e Matthijs de Ligt, gjiganti katalonas ende ka mundësi ta transferojë qendërmbrojtësin më të kërkuar këtë verë, sepse Juventusi dhe Ajaxi nuk kanë arritur marrëveshje për shumën e transferimit të tij.

Barcelona qe në gjendje të arrijë marrëveshje për shumën e transferimit të tij me Ajaxin, 75 milionë euro plus bonuse, por jo edhe me lojtarin, prandaj Barça hoqi dorë momentalisht.

Juventusi, në anën tjetër, ia ka ofruar Ajaxit 65 milionë euro plus bonuse, ofertë që nuk është pranuar nga gjiganti holandez.

Juventusi, megjithatë, ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, gjë që Barcelona nuk qe në gjendje ta bëjë.

Si rrjedhojë, të dy palët e kanë kompletuar në gjysmë transferimin e lojtarit.

Juventusit do t’i duhet ta rrisë ofertën për Ajaxin, nëse dëshiron ta mbyllë marrëveshjen për De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat