Coutinho po largohet? Konfirmon gjithçka agjenti i tij

Futboll

Coutinho po largohet? Konfirmon gjithçka agjenti i tij

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:57
Countinho

Agjenti i Philippe Coutinho ka insistuar se Barcelona nuk dëshiron ta shesë brazilian këtë verë.Anësori është aktualisht në Kupën e Amerikës me Brazilin dhe ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Camp Nou’ pasi dështoi në përmbushjen e pritshmërive.

Coutinho mund të përdoret si hap i madh në një përpjekje për të sjellë Neymarin në Barcelonë nga Paris Saint-Germain, por agjenti i lojtarit ka thënë se kjo nuk qëndron aspak, përcjell lajmi.net.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë kontakt me PSG”, tha Kia Joorabchian për Radio Montecarlo.

Joorabchian shtoi se ai ka folur me Pep Seguran nga Barcelona dhe se atij i është thënë se një shitje në verë nuk po planifikohet për klientin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat