Shqipëria miqësore me Francën

Futboll

Shqipëria miqësore me Francën

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:31
Shqipëria miqësore me Francën

Shqipëria U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, do të zhvillojë në muajin shtator një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Francës.

Kjo ndeshje do të luhet në datën 5 shtator, në orën 21:00, në Amiens, në stadiumin “Stade de la Licorne”.

21-vjeçarët kuqezi do të testojnë forcën e tyre ndaj Francës dhe më pas do të kthehen në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve për Euro 2021 kundër Austrisë, ndeshje e cila do të luhet në datë 9 shtator.

Shqipëria ndodhet në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat