Lampard nis epokën te Chelsea, rinovon me këtë lojtar - Bota Sot
Lampard nis epokën te Chelsea, rinovon me këtë lojtar

Futboll

Lampard nis epokën te Chelsea, rinovon me këtë lojtar

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:50
Frank Lampard

Mason Mount do t’i ofrohet një kontratë e re afatgjatë në Chelsea me Frank Lampard që dëshiron të ‘blindojë’ një lojtar që ka impresionuar sa ishte bashkë me të pjesë e Derby County.

Anglezi ka shpenzuar sezonin 2018/19 duke luajtur nën drejtimin Lampard në ‘Pride Park’ si huazim, duke bërë 44 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe duke ndihmuar me gjashtë asistime në të gjitha garat.

Marrëveshja aktuale e 20-vjeçarit në ‘Stamford Bridge’ skadon në më pak se dy vjet, por emërimi i Lampard ka ndihmuar të bindë Mountin se e ardhmja e tij është te skuadra londineze.

Goal konfirmon se bisedimet tashmë kanë filluar në lidhje me kushtet e marrëveshjes pavarësisht se lojtari ka qenë në pushime pas përfaqësimit të Anglisë U21 në Kampionatin Evropian në Itali në qershor.

Prania e asistentit të Lampard Jody Morris, i cili ka punuar me Mount gjatë menaxhimit të skuadrës së Chelsea U18, gjithashtu ka qenë i rëndësishëm në bindjen e lojtarit që u bashkua me klubin në moshën tetë vjeçare.

Pas ardhjes së legjendës angleze në krye të skuadrës blu, pritet edhe rinovime të tjera të rëndësishme, duke u bazuar në lojtarët e akademisë së skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...