Muric nuk shkoi për pushime në Barcelonë, por iu bashkua skuadrës së re

Futboll

Muric nuk shkoi për pushime në Barcelonë, por iu bashkua skuadrës së re

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:06
Arijanet Muric

Gjatë ditës së djeshme, Arijanet Muric publikoi një foto në Instagram duke treguar që është në Barcelonë e që fillimisht u mendua se shkoi për pushime.

Por mesa duket arsyeja e vendndodhjes së tij në Spanjë është krejtësisht e ndryshme.

Mediat në ishull raportojnë se portieri i Kosovës i është bashkuar skuadrës së Nottingham Forest, e cila ka filluar stërvitjet në shtetin iberik.

Pavarësisht se mungon zyrtarizimi, Muric ndodhet në Spanjë për t’u përgatitur me skuadrën e re për sezonin e ardhshëm.

Vonesa e zyrtarizimit është kryekëput faji i Nottingham Forest, për shkak të largimeve të disa drejtuesve – përfshirë edhe trajnerin.

Marrëveshja duket e mbyllur, Aro Muric do ta shpenzojë një vit huazim në Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat