Konfirmohet, Schurrle dhe Kagawa do largohen këtë verë

Futboll

Konfirmohet, Schurrle dhe Kagawa do largohen këtë verë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:13
Ilustrim

Shefi i Borussia Dortmundit, Michael Zorc e ka konfirmuar që të dy lojtarët e Borussia Dortmundit, Andre Schurrle dhe Shinji Kagawa do të largohen këtë verë.

Zorc e ka pranuar që të dy lojtarët nuk e kanë treguar veten në sezonin e kaluar, transmeton KosovaPress.

Ai tha se ata po kërkojnë një ekip të ri.

“Ata janë duke kërkuar një ekip te ri, ky është qëllimi i tyre i ardhshëm”, deklaroi ai.

Schurrle është si huazim te Fulhami dhe ka mundësi të qëndrojë aty, ndërsa ish-mesfushori i United, Shinji Kagawa është i kërkuar në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat