Prishtina reagon ashpër 

Futboll

Prishtina reagon ashpër 

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:23
Prishtina reagon ashpër 

Klubi i futbollit Prishtina është rikthyer nga Gjibraltari, duke reaguar ashpër për akuzat e fundit që u bënë në drejtim të tyre. “Pas 22 orësh udhëtim jashtëzakonisht të lodhshëm, skuadra ka mbërri në Prishtinë.

Të lodhur, maksimalisht të dëshpëruar nga eliminimi, sikur nuk mjaftonin këto, futbollistët u ndjenë të fyer, të ofenduar nga orkestrimet kinse për shitje të ndeshjes. E padëgjuar të mendohet për një turp të tillë!

Skuadra shkon në pushim deri me 15 korrik kur rifillon fazën e përgatitjeve për kampionat, të bindur që është krijuar ekipi i duhur dhe me futbollistët e rikthyer nga lëndimi dhe dy futbollistët tjerë që do të licencohen”, thuhet nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat