Ja se si mund të duket formacioni i Manchester United pas përfundimit të afatit të transferimeve

Futboll

Ja se si mund të duket formacioni i Manchester United pas përfundimit të afatit të transferimeve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:30
Ilustrim

Manchester United parashikohej të kishte një afat të zjarrtë të transferimeve të verës, me Ole Gunnar Solskjaer që kërkonte të rindërtonte anën e tij.

United ka siguruar kontratat me talentët britanikë Daniel James dhe Aron Wan-Bissaka deri më tani këtë verë, të cilët janë bashkuar nga Swansea dhe Crystal Palace. Por, Djajt e Kuq nuk do të ndalen aty, pasi ka ende disa pozita që ata kanë nevojë për të i forcuar, veçanërisht në qendër të mbrojtjes së tyre, e ku ka disa raportime sugjerojnë se është bërë një ofertë prej 70 milionë funte për Harry Maguire.

Me të gjitha transferimet e përfunduara, kjo mund të jetë 11-shja më e fortë e Unitedit përpara ndeshjes së parë të sezonit 2019/20.

Është patjetër shumë ndryshe nga ajo që kemi parë në vitet e fundit, me një numër lojtarësh të klasit botëror në  pozita të ndryshme. Mbrojtja mund të forcohet shumë, me mbrojtësin e Real Madridit Nacho duke luajtur në të majtë dhe mbrojtësi qendror i Barcelonës Samuel Umtiti përkrah Victor Lindelof.

David De Gea mbetet në gol. Në mesfushë Paul Pogba dhe Jesse Lingard, të mbrojtur nga Nemanja Matic.

Në sulm, Marcus Rashford mbetet zgjedhja e parë, megjithëse ai është i vendosur në një pozicion të majtë për të bërë vend për ardhjen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Në stol, Solskjaer mund të zgjedhë Iago Aspas, Anthony Martial, Alexis Sanchez, Juan Mata, Fred, Luke Shaw, Daniel James dhe Phil Jones.

Por ky formacion nuk është konkretë, dhe pritet çdo gjë gjatë këtij afati kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat