Largim i befasishëm nga Chelsea

Futboll

Largim i befasishëm nga Chelsea

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:54
Gianfranco Zola

Gianfranco Zola është larguar nga Chelsea për herë të dytë pas emërimit të Frank Lampard si menaxher.

Më në fund u konfirmua të enjten se Lampard ishte kthyer te Chelsea, duke zëvendësuar Maurizio Sarri pas kalimit të tij te Juventus.

Kjo e ka lënë Zolën pa punë, pasi anglezi vendosi të sjellë stafin e tij të mëparshëm.

I votuar si lojtari më i madh i ‘Bluve’ në vitin 2003, ish-sulmuesi i Italisë u soll si ndihmës i Sarrit sezonin e kaluar.

Ata i siguruan plasmanin në Ligën e Kampionëve përsëri londinezëve, u futën në top-katërsh të Premierligës dhe triumfuan në Ligën e Evropës.

Në një deklaratë të lëshuar, Chelsea siguroi se ‘natyrisht ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur të kthehet’ në Stamford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat