Buffon zgjedh një numër të veçantë në fanellë te Juventus

Futboll

Buffon zgjedh një numër të veçantë në fanellë te Juventus

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:05
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është rikthyer te Juventus, pas një viti të kaluar në Francë te PSG.

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, ka bërë një rikthim emocionues te kampionët e Serie A, skuadra e Juventusit.

Veterani 41 vjeçar, në fund të sezonit të kaluar, vendosi të largohej nga Juventus pas qëndrimit të gjatë prej 17 vitesh.

Buffon zgjodhi PSG-në në Francë, tek e cila skuadër zhvilloi 17 paraqitje.

Një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, ka vendosur të rikthehet te Juventus, për të kaluar edhe një sezon, para se të vendos për t’u pensionuar.

Te Juventus, Buffon ka zgjedhur numrin 77 në fanellë.

Në të kaluarën, Buffon ka pasur numrin 1, i cili tashmë mbahet nga Wojciech Szczęsny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat