Vedat Muriqi tregon se ku do të luajë në sezonin e ri

Futboll

Vedat Muriqi tregon se ku do të luajë në sezonin e ri

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:13
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi iu ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka vendosur të qëndrojë te Rizespor edhe për sezonin tjetër.

25 vjeçari nga Prizreni, pas një sezoni mbresëlënës në Superligën e Turqisë, po kërkohej nga skuadrat më të mëdha të këtij vendi, Fenerbahce dhe Galatasaray.

Të shumta kanë qenë shkrimet e mediet turke, që dërgonin sulmuesin sa të njëra skuadër, sa të tjetra.

Këto spekulime tani janë mbyllur, me Muriqin që ka konfirmuar të ardhmen te Rizespor.

“Vedat Muriqi vendosi të vazhdojë me ekipin Çaykur Rizespor”, ka shkruar në Facebook sulmuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat