Pas Milanit, Ceballos kërkohet edhe nga tri skuadra të Premierligës

Futboll

Pas Milanit, Ceballos kërkohet edhe nga tri skuadra të Premierligës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:27
Dani Ceballos

Milanit i është rritur konkurrenca për mesfushorin Dani Ceballos.

Reprezentuesi i Spanjës U21, do të largohet këtë verë nga Real Madrid, duke mos bërë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

22 vjeçari, sipas medieve në Itali, po kërkohet me ngulm nga Milan, që tani për trajner ka Marco Giampaolo.

Por, gara për Ceballos i është vështirësuar Milanit ditëve të fundit.

‘Marca’ raporton se për lojtarin po interesohen edhe tri skuadrat e Premierligës, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat