Xhaka, kandidat i fortë

Futboll

Xhaka, kandidat i fortë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:47
Xhaka, kandidat i fortë

Granit Xhaka po hyn në edicionin e tij të katërt te Arsenali, ku mund të kurorëzohet edhe si kapiten i klubit të madh anglez.

“Blick” ia ka dedikuar një shkrim Granitit, ku përmendet që do të bëhet prind për herë të parë pasi gruaja e tij Leonita është shtatëzën.

Por të mirët për të nuk do të ndalen pasi ai pret të marr një pozitë të rëndësishme në hierarkinë e skuadrës.

Edhe pse flitej për një kalim te Interi dhe Milani, ai i ka mohuar gjithmonë këto lajme, duke i qëndruar besnik Arsnalit.  Unai Emery beson shumë tek ai dhe për këtë tregon edhe numri i ndeshjeve, 40 gjithsej sezonin e shkuar.

Me largimin e Aaron Ramsey dhe Petr Cech, janë larguar dy prej pesë kapitenëve.

Mesut Ozili dhe kapiteni i Laurent Koscielny, po ashtu mund të largohen në këtë verë nga klubi.

Xhaka, kandidat i fortë për kapiten

Kontrata e Koscielnyt skadon edhe një vit, derisa ajo e Ozilit është deri në vitin 2021, por me rrogën prej 400,000 funteve në javë, ai është një kandidat për t’u larguar.

Xhaka në anën tjetër, ka kontratë deri në vitin 2023, kështu që është kandidati më me perspektivë për shiritin e kapitenit, së bashku me Hector Bellerin.

“Shpresa nuk është fjalë e duhur për mua në këtë kontekst. A do të isha krenar dhe a do të doja të udhëheqja ekipin si kapiten? Absolutisht. Por unë përpiqem, madje pa shirit që të marr përgjegjësinë”, kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat