Muriqi merr vendimin e papritur

Futboll

Muriqi merr vendimin e papritur

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:28
Muriqi merr vendimin e papritur

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, merr vendimin e papritur për të ardhmen e tij. Në kulmin e zërave për një kalim të mundshëm te Galatasaray, por në Turqi, sulmuesi i Rizesporit deklaron se do të respektojë deri në fund kontratën me klubin aktual.

Në një njoftim në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, sulmuesi potent i Kosovës sqaron:

“Kam pasur një bisedë telefonike me presidentin Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes. Duke qenë se ka mosmarrëveshje për transferimin, dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar.”

Një qëndrim i qartë dhe i vendosur i Vedat Muriqit, që mund të interpretohet edhe si kërcënim ndaj drejtuesve të Rizesporit. Nëse Muriqi e respekton deri në fund kontratën, atëherë ai largohet me parametër zero, çka do të ishte një humbje e madhe financiare për klubin turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat