Del raporti i parë mjekësor i Florijana Ismailit

Futboll

Del raporti i parë mjekësor i Florijana Ismailit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:53
Del raporti i parë mjekësor i Florijana Ismailit

Florijana Ismaili është mbytur në liqenin e Comos në Itali, ku kishte shkuar për t’u freskuar të shtunën pasdite me një shoqe të saj. Detajet e vdekjes së saj mbeten ende misterioze, mirëpo raporti i fundit mjekësor tregon se ajo kishte ngrënë shumë ushqime para se të kërcente në ujë.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq të martën nga Liqeni Como në Itali, tri ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Fillimisht ishte dyshuar për sulm në zemër, mirëpo prokurori Nicola Piacente, ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar në vdekjen e saj.

Autopsia e plotë e vdekjes së lojtares që luante për Zvicrën do të publikohet pas një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat