Zyrtare: Odegaard bëhet me skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Odegaard bëhet me skuadër të re

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:28
Martin Odegaard

Martin Odegaard në sezonin 2019/2020 do të vesh fanellën e Real Sociedad në La Liga.

Talenti norvegjez, Martin Odegaard, është dërguar në huazim te Real Sociedad, nga skuadra e Real Madridit.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Real Madridit, që pason pas shumë shkrimeve në mediet spanjolle në ditët e fundit.

“Real Madrid dhe Real Sociedad kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Martin Odegaard për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Odegaard është transferuar te Real Madrid që nga viti 2015, por gjatë këtyre viteve ka qëndruar në huazim te skuadra e të rinjve të ‘Los Blancos’, për t’iu bashkuar pastaj Heerenveenit dhe Vitesses në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat