Zyrtare: Juventusi transferon mbrojtësin turk Demiral

Futboll

Zyrtare: Juventusi transferon mbrojtësin turk Demiral

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:57
Merih Demiral

Juventusi ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit turk Merih Demiral.

Qendërmbrojtësi i talentuar së fundmi ka qenë pjesë e klubit italian Sassuolo që pagoi 9,2 milionë euro për transferimin e tij nga Alanyaspor.

E falë paraqitjeve fantastike në Serie A, Demiral ka rënë në sytë e Juventusit që nuk ka humbur kohë dhe e ka transferuar atë.

Zonja e Vjetër ka paguar 18 milionë euro te Sassuolo për transferimin e Demiralit në Torino.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionët e Italisë, kontratë e cila do ta mbajë atë në Torino deri më 30 qershor të vitit 2024.

Juventus ka njoftuar se shumën prej 18 milionë euro në drejtim të Sassuolos do ta paguajë me katër rata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat