KF Llapi ka nisur përgatitjet për edicionin e ri. Të gatshëm për misionin e përbashkët që ia kemi vënë vetes.
Shtabi teknik, futbollistët e KF Llapi, së bashku edhe me disa futbollistë që u testuan ku së shpejti do merret vesh e ardhmja e tyre, kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri të Superligës.
Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina u ka bërë të qartë futbollistëve se nga sot fillon një nismë e re e përbashkët ku do jemi konkurrent për titullin kampion dhe daljen në Evropë.
Nga nesër, skuadra fillon me punë intensive nga dy herë në ditë.