Juventus kërkon t’i hakmerret Interit, hynë në garë për Lukakun

Futboll

Juventus kërkon t’i hakmerret Interit, hynë në garë për Lukakun

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:02
Romelu Lukaku

Juventus duke e parë që Inter nuk po ia shet Icardin, ka vendosur që ta ‘dëmtoj’ në një mënyrë tjetër skuadrën ‘zi e kaltër’.

Sipas gazetarit të njohur italian, Di Marzio, Juventus në orët e fundit ka shprehur interesim për targetin e Inter, Lukaku.

Sulmuesi i Manchester United ishte i lidhur me një kalim tek Inter javët e fundit por duket se kjo ‘telenovelë’ do të marrë një drejtim tjetër.

Por United ua ka bërë me dije skuadrave që dëshirojnë sulmuesin belg se duhet të paguajnë hiq më pak se 70 milionë euro.

Vlen të kujtojmë që Juventus mbetet e interesuar për shërbimet e mesfushorit të United, Paul Pogba./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat