A do të jetë ky transferimi i radhës i Man Utd?

Futboll

A do të jetë ky transferimi i radhës i Man Utd?

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:35
Sean Longstaff

Manchester United po përgatit një ofertë për mesfushorin e Newcastle United, Sean Longstaff.

Mesfushori 21 vjeçar, ka impresionuar kur sezonin e kaluar hyri në skuadrën e parë të Newcastle.

Sipas Sky Sports, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke përgatitur një ofertë drejt ‘St. James Park’ për Longstaff’, përcjell lajmi.net.

Mesfushori anglez sezonin e kaluar në Premierligë ka bërë nëntë paraqitje, duke qenë një interpretues i shkëlqyer, por transferimi i tij këtë verë, thuhet se do të kushtojë 45 milionë euro.

Edhe pse Newcastle u ka thënë klubeve se mesfushori nuk është në shitje, e ardhmja e tij mund të ndryshojë pas largimit të Rafael Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat