Edhe Napoli futet në garë për Lukaku-n

Futboll

Edhe Napoli futet në garë për Lukaku-n

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 09:53
Lukaku

Tanimë janë tri klube taliane të interesuara për yllin belg.

Dukej se Lukaku tek Inter ishte çështje e kryer, por së fundmi pas Juventusi në këtë garë ka hy edhe gjiganti tjetër italian Napoli.

Lukaku është i lidhur ngushtë me një largim nga Old Trafford dhe Serie A duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i belgut.

Lukaku ka shprehur dëshirën të punojë me trajnerin Antonio Conte tek Inter, por tanimë gjërat janë komplikuar pas interesimit të të dy skuadrave tjera italiane.

Mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh ylli belg për ta vazhduar karrierën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat