Debutim ëndrrash për Liridon Latifin

Futboll

Debutim ëndrrash për Liridon Latifin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:34
Debutim ëndrrash për Liridon Latifin

Debutim ëndrrash për Liridon Latifin me fanellën e Sheriffit të Tiraspolit. Ish-lojtari i Skënderbeu realizoi tre herë në fitoren e thellë që skuadra e tij regjistroi në Kupën e Moldavisë ndaj modestëve të FC Sireci me rezultatin 15:0.

Kualifikimin për në raundin tjetër Sheriffi e kishte siguruar që në ndeshjen e parë në transfertë të cilën e kishte fituar me shifrat 12:0 ndërsa këtë herë rezultati ishte më i thellë.

Pak ditë më parë Liridon Latifi la skuadrën hungareze Puskas Akademia për t’u transferuar te kampionët e Moldavisë Sheriff Tiraspol ku pritet të luajë një rol protagonisti në këtë sezon dhe këtë e tregon mësëmiri fakti që 25-vjeçari e nisi me një tregolësh, aventurën e tij moldave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat