PSG i ka ofruar Neymarin Real Madridit

Futboll

PSG i ka ofruar Neymarin Real Madridit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:39
Neymar

Kampionët francez janë të gatshëm ta lëjnë të lirë yllin brazilian.

Paris Saint-Germain i ka ofruar Ral Madridit mundësinë për të nënshkruar me Neymarin ketë verë, sipas gazetës spanjolle Marca.

Gjigantët spanjollë kanë qenë të lidhur ngushtë me sulmuesin brazilian, ndërsa Barcelona ka konfirmuar se ata duan ta kthejnë atë në Camp Nou.

PSG nuk dëshiron ta kthejë atë prapë tek Barcelona, edhe pse Neymar është i vendosur për një gjë të tillë.

Kështu kampioni francez i janë drejtuar Realit në dy raste, por si duket drejtuesit madrilen nuk e kanë më prioritet yllin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat