Presidenti i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar se Liverpool ka kontaktuar me Nicolas Pepe.
Edhe pse në mediat angleze është raportuar se Liverpool nuk ka qenë të interesuar për lojtari, presidenti i Lille është i bindur se kampionët evropianë e kanë bërë një gjë të tillë.
“Unë e di që ka pasur bisedime me lojtarin, jo me klubin. Liverpool ka lojtarë të tjerë në atë pozicion dhe kam lexuar se mund të largohen njëri nga ta. Nuk jam i fokusuar tek Liverpool por është e vërtetë që kanë diskutuar me agjentin e lojtarit”, tha ai.
Liverpool kërkon ta marrë sulmuesin por problemi qëndron se ai luan në të njëjtin pozicion si Mohamed Salah dhe krahu i djathtë i sulmit është i mbingarkuar me lojtarë.