Transferohet në Izrael, shok me shqiptarin

Futboll

Transferohet në Izrael, shok me shqiptarin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:00
Transferohet në Izrael, shok me shqiptarin

Pas vetëm një viti në Azerbajxhan ku zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Gabalan, James Adeniyi ka ndërruar sërish skuadër.

Ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut është transferuar zyrtarisht në Izrael te Hapeol Ironi Kiryat Shmona. 26-vjeçari tashmë do të jetë shok skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare Valon Ahmedi.

Skënderbeu që një vit më parë e shiti për 350 mijë euro te Gabala, sulmuesin nigerian, këtë herë nuk ka përfituar asgjë nga largimi i tij edhe pse zotëron ende 20% të kartonit të James, kjo për faktin se lojtari është transferuar në formë huazimi për 1 vit te Shmona për shumën e 100 mijë eurove.

Në sezonin e tij të parë në Azerbajxhan, James Adeniyi realizoi 12 gola mes kampionatit dhe Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat