Zyrtare: Atletico Madrid transferon Moratan

Futboll

Zyrtare: Atletico Madrid transferon Moratan

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:23
Alvaro Morata

Alvaro Morata nuk do të kthehet te Chelsea, por do të mbetet në Spanjë, te Atletico Madrid.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit 26 vjeçar në ‘Wanda Metropolitano’.

Atletico Madrid njofton se ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e përhershëm të Moratas, i cili do të hyjë në fuqi nga korriku i vitit 2020.

Por, tutje ceket se lojtari do të mbetet te Atletico Madrid edhe në edicionin e ri, në formulën e huazimit.

Morata edhe sezonin e kaluar ishte huazuar te Atletico Madrid, dhe në 15 paraqitje ka shënuar 6 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat