Dy mesfushorë në këmbim të Ikardit, Interi kundërsulmon Napolin

Futboll

Dy mesfushorë në këmbim të Ikardit, Interi kundërsulmon Napolin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:40
Mauro Icardi

Mauro Ikardi është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Interi.

Sipas mediave italiane për lojtarin prej kohësh interesohet Juventusi, por së fundmi në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas ka hyrë edhe Napoli.

Të kaltërit kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh tek Interi, dhe 10 milionë euro për Ikardin në sezon. Por, sipas asaj që shkruan sot “Corriere del Mezzogiorno”, zikaltërit i kanë kthyer një përgjigjë të prerë drejtuesve të Napolit.

Përgjigjia e Interit ishte, nëse doni shërbimet e Ikardit, atëherë na jepni mesfushorët Fabian Ruiz dhe Zielinski. Menjëherë presidenti De Laurentis, nuk e ka pranuar këtë ofertë, dhe është tërhequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat