PSG gjen zëvendësuesin e Bufon, transferon portierin e Chelseat

Futboll

PSG gjen zëvendësuesin e Bufon, transferon portierin e Chelseat

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:15
Marsin Bulka

Pas largimit të Bufon, i cili së fundmi firmosi me Juventusin, kampionët e Francës ishin në kërkim të një portieri, dhe mesa duket atë e kanë gjetur në Angli.

PSG ka firmosur me portierin 19-vjeçar, Marsin Bulka, i cili aktivizohej tek të rinjtë e Çelsit. Polaku ka luajtur me të gjitha grup moshat e Çelsit, por nuk është thirrur asnjëherë në ekipin e parë.

Drejtuesit parizienë kanë arritur të bindin, portierin të firmosë me kampionët e Francës.

Francezët nuk derdhën asnjë qindarkë në arkat e londinezëve, sepse e morën lojtarin falas. Bulka shihet si një portier me të ardhme të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat