De Rossi, asistent i Mancinit në pankinën e kombëtares italiane

Futboll

De Rossi, asistent i Mancinit në pankinën e kombëtares italiane

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:20
Daniele De Rossi

Këtë edicion u largua nga Roma, derisa u përfol për një transferim në SHBA.

Fjala është për legjendën e klubit romak, Daniele De Rossi, i cili sipas të gjitha gjasave do të pensionohet nga futbolli.

Kështu të paktën raportojnë mediat italiane, që e lidhin mesfushorin me kombëtaren azzure, ku thuhet të inkuadrohet në pankinë si asistent i Mancinit për EURO2020.

Gjatë ditës së sotme priten lajme të reja sa i përket kësaj çështjeje.

Kujtojmë se De Rossi pati hedhur kritika të shumta kundër drejtuesve të skuadrës nga Olimpico, e ku krejt në fund edhe shoku i tij, Francesco Totti u largua pas plotë 30 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat