Kosovarja me Suedinë fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Futboll

Kosovarja me Suedinë fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:37
Vajza nga Kosova bombardon Anglinë

Suedia fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Francë. 

Suedia triumfoi me rezultat 2:1 në përballje me Anglinë.

Në një ndeshje mjaft të mirë për vend të tretë, suedezët u treguan lojë shumë të mirë, po ashtu duke iu falënderuar edhe golit të Kosovare Asllanit ia arritën qëllimit.   

Futbollistja më e mirë shqiptare, me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, bombardon Anglinë. 

Ajo brenda 16-shit dhe nga rreth 14-15 metra me një goditje të fuqishme e plason topin në këndin e djathtë të portieres Telford, 0:1 pikërisht në minutën e 11-të.
Ndërkaq,  Jakobsson thellon epërsinë në 0:2 në minutën  e 22-të. 

Në minutën e 31-të, Kirby ngushton humbjen në 1:2. Sulmuesja shqiptare u zëvendësua në minutën e 47-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Riviera” në Nice të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat