LRF e Gjilanit i jep mbështetje të plotë Agim Ademit

Futboll

LRF e Gjilanit i jep mbështetje të plotë Agim Ademit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:41
LRF e Gjilanit i jep mbështetje të plotë Agim Ademit

Bordi i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan së bashku me Përfaqësuesit (delegatët e Kuvendit të FFK-së nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit) dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv nga LRFGJ kanë mbajtur të premten mbrëma një mbledhje të jashtëzakonshme për të konfirmuar përkrahjen dhe pafajësinë për kryetarin e FFK-së, Agim Ademin në lidhje me gjykimin tendencioz dhe të planifikuar politik ndaj tij.

Rikonfirmojmë edhe njëherë tjetër mbështetjen për kryetarin Agim Ademi, i cili do të fitojë edhe një tjetër garë si shumë të tjera me të cilat është përballur në karrierën e tij.

Njëkohësisht LRFGJ i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi që të vazhdojnë së bashku me trendin e sukseseve nën drejtimin e tij.

Sukseset e mëdha në Federatën e Futbollit të Kosovës vetëm një vit pas emërimit të Ademit në krye të saj janë dëshmia më e mirë për pafajësinë e tij.

LRFGJ konsideron se kjo është një tjetër sfidë e radhës, e cila besojmë fuqishëm se do të tejkalohet dhe do të na bëjë edhe më të fortë në realizimin e vizionit dhe objektivave të FFK-së, thuhet nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilani, kryetar, Malazog Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat