Alisson për Topin e Artë: Nuk e fitoj sepse jam portier

Futboll

Alisson për Topin e Artë: Nuk e fitoj sepse jam portier

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:56
Alisson Becker

Alisson Becker ka thënë se ai nuk do ta fitojë asnjëherë Topin e Artë, pasi është portier edhe pse kishte paraqitje fantastike në sezonin e kaluar te Liverpooli.

Portieri brazilian ka ende shanse që ta fitojë çmimin më të madh për një lojtar në futboll, pasi është në mesin e favoritëve për ta rrëmbyer atë.

Vetëm një portier ka ngritur çmimin e lakmuar. Lev Yashin, legjendari i Rusisë fitoi çmimin në vitin 1963.

26-vjeçari ka deklaruar se ai nuk mund ta fitojë Topin e Artë, pasi është vetëm portier dhe do të jetë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Unë vetëm kufizoj veten për të bërë punën time,” tha ai kur u pyet nëse mund të fitonte Topin e Artë pasi udhëhoqi Brazilin në finale të Kupës së Amerikës.

“Ka shumë lojtarë të lartë që aspirojnë për këtë çmim. Unë jam vetëm një portier”.

Brazili mundi Argjentinën e Lionel Messit për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Amerikës.

“Ndalimi i të gjuajtjeve të tij [Messi] është një kombinim i përgatitjes dhe intuitës”, shtoi Alisson.

Ish-anëtari i Romës pati një sezon të shkëlqyeshëm në debutimin te Liverpooli. Ai fitoi çmimin Dorzën e Artë në Ligën Premier, pasi mbajti portën e paprekur për 21 paraqitje në sezonin 2018/19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat