Rashica zëvendësuesi i Luis Suarez tek Barcelona?

Futboll

Rashica zëvendësuesi i Luis Suarez tek Barcelona?

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:28
Milot Rashica

Emri i yllit të Kosovës, Milot Rashica, po lidhet  me një transferim të mundshëm tek skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.

Rashica pati një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Werder Bremen, për të tërhequr kështu vëmendje të madhe.

Pas paraqitjeve të mira të tij, është ‘sport360’ që shkruan për një transferim të mundshëm të Rashicës në Barcelonë.

Ata e shohin shqiptarin si një zëvendësues potencial për uruguaianin Luis Suarez, i cili me vitet që po ecin po fillon të ngadalësohet.

Gjithsesi, zërat për një transferim të Milotit në Barcelonë mbesin vetëm thashetheme, me shpresën që katalanët të nisin zyrtarisht operacionin për ‘rekrutimin’ e ish lojtarit të Vushtrrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat