Tronditet Egjipti i Salahut, Afrika e Jugut e eliminon nga Kampionati

Futboll

Tronditet Egjipti i Salahut, Afrika e Jugut e eliminon nga Kampionati

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 01:06
Mohamed Salah

Afrika e Jugut e ka eliminuar Egjiptin, që është nikoqir i garës, nga Kupa e Kombeve e Afrikës dhe e ka zënë një vend në fazën çerekfinale. Fitoren e siguroi më një gol të vonshëm.

Pasi që Egjipti i angazhoi lojtarët e skuadrës jashtëzakonisht shumë në fazën e sulmit afër fundit të ndeshjes, Afrika e Jugut e shfrytëzoi këtë mundësi për ta ndëshkuar ekipin kombëtar të yllit Mohamed Salah.

Në minutën e 85-të të ndeshjes, Thembinkosi Lorch e shënoi golin e fitores për Afrikën e Jugut, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një pasimi të mirë nga Lebo Mthiba.

Mundësia më e mirë për nikoqirët gjatë kësaj ndeshje ishte një rast i Mahmoud Trezeuet, mirëpo goditja e tij shkroi drejt e në trupin e portierin Ronwen Williams.

Afrika e Jugut do të kthehet në kryeqytet për të luajtur kundër Nigerisë në fazën çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat