Jose Mourinho refuzon 25 milionë euro në sezon!

Futboll

Jose Mourinho refuzon 25 milionë euro në sezon!

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:56
Jose Mourinho, Hui Ka Yan

Jose Mourinho i ka thënë “Jo” një oferte të parezistueshme nga Kina. Ditë më parë trajneri portugez ishte në një event, sëbashku me njeriun më të pasur të Kinës, Hui Ka Yan, njëkohësisht pronar i klubit të Guangzhou Evergrade dhe pasionant i madh i futbollit.

Sipas medieve angleze presidenti i klubit kinez i ka ofruar trajnerit portugez të marrë drejtimin e skuadrës, duke i vënë në tavolinë pagën prej 25 milionë euro në sezon, teksa "Special One" merrte 18 milionë tek Manchester United, sipas disa medieve në Angli.

Gjithsesi Mourinho e ka refuzuar këtë ofertë vetëm për një arsye madhore: nuk dëshiron që të largohet nga familja dhe familjen nuk mund ta marrë me vete në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat