Muriqi drejt Fenerbaches

Futboll

Muriqi drejt Fenerbaches

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 10:47
Vedat Muriqi

Zhvillim i papritur për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me Rizesportin në Superligën e Turqisë.

Edhe pse pak ditë më parë, në një njoftim në rrjetet sociale sulmuesi shtatlartë njoftonte se kishte vendosur te respektonte deri në fund kontratën me Rizesporin, është pikërisht klubi turk që nëpërmjet një postimi në Twitter ka zbukuar se 25-vjeçari do të transferohet te Fenerbahce, teksa të dy klubet kanë rënë dakord për gjithçka. Futbollisti vijon takimet me drejtuesit e Fenerbahces.

Pritet tashmë fjala e fundit e sulmuesit, që u shndërrua në “mollë sherri” mes dy gjigantëve të futbollit turk. Duket qartë se oferta e fundit e Fenerbahces ka nxjerrë jashtë loje Galatasaray-n, edhe pse dëshira e Muriqit ishte të vihej nën urdhrat e trajnerit të madh turk, Fatih Terim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat