Zyrtare: Rizespor pranon ofertën për shitjen e Muriqit, tani lojtari po bisedon me Fenerbahcen

Futboll

Zyrtare: Rizespor pranon ofertën për shitjen e Muriqit, tani lojtari po bisedon me Fenerbahcen

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:17
Vedat Muriqi

Edhe pse ditë më parë deklaroi se do ta respektojë kontratën me Rizesporin, Vedat Muriqi duket se do të largohet.

Sulmuesi nga Kosova pritet t’i bashkohet gjigantit turk Fenerbahce.

Në fakt ka qenë klubi i tij Rizespor që ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike.

“Drejtori ynë sportiv Yilmaz Bal njofton se Rizespor ka arritur akordin me Fenerbahçebn për transferimin e Vedat Muriqit. Futbollisti ynë do të vazhdojë negociatat me Fenerbahçen”, shkruhej në njoftimin e klubit turk.

Besohet se Rizespor ka pranuar 2,5 milionë euro nga Fenerbahce për lojtarin e Kosovës si dhe shërbimet e portierit Berke Ozer.

Tani i mbetet reprezentuesit të Kosovës që të arrijë marrëveshje personale me klubin nga Stambolli.

Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante.

Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat