Zyrtare: Kastriot Dermaku kalon te Parma

Futboll

Zyrtare: Kastriot Dermaku kalon te Parma

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:28
Kastriot Dermaku

Parma e ka transferuar edhe zyrtarisht mbrojtësin e Shqipërisë, Kastriot Dermakun, si lojtar të lirë.

Dermaku i bashkohet Parmës si lojtari i ri, pasi kontrata e deritanishme me Cosenza i skadoi në fund të muajit të kaluar.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Serie A deri, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2023.

Për të, ky do të jetë sezoni debutues në Serie A, edhe pse ai e kaloi tërë karrierën e tij në Itali me Sassuolon, Melfi, Empolin, Pavia, Luccchese dhe që nga viti 2017 me Cosenza.

Sezonin e kaluar, ai i bëri 32 paraqitje në Serie B dhe realizoi një gol.

Dermaku e refuzoi Kombëtaren e Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares motër të Shqipërisë, për të cilën i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat